Luksemburgu, transport publik falas

Nga 1 marsi i këtij viti Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë ku transporti publik do të jetë falas.

Autoritetet e Luksemburgut shpresojnë se në këtë mënyrë do të ulet numri i veturave nëpër rrugë të këtij vendi, një plan afatgjatë për uljen e emetimit të gazrave të dëmshme, raporton Al Jazeera.

Transporti publik deri tani ishte pa pagesë të shtunën dhe në disa ditë posaçërisht të caktuara.

Autoritetet e Luksemburgut po ashtu kanë vendosur që deri në fund të vitit 2020 i gjithë transporti me autobusë në vend të jetë i bazuar në elektroenergji.

Shiko Videon: