Luli përfundon në polici

Një video e hedhur në story, kaq iu desh Lulzim Jasharit, protagonistit të “Përputhen”e “It’s my love” që të përfundojë i shoqëruar në stacion policor.

Policia e Kosovës, regjioni në Ferizaj ka reaguar për shkak të indicieve të veprës penale të “përhapjes së panikut”.

Përmes Instagramit të tij, ku percjellet nga më shumë se 140,000 persona, Lulzimi ka përhapur panik duke deklaruar pa fakte se gjoja ka të helmuar nga uji edhe në Ferizaj teksa ka bërë thirrje për kujdes, menjëherë pas, ai është lokalizuar nga Policia e Kosovës, bashkë me një person tjetër teksa me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Përhapja e panikut është vërejtur edhe në ujësjellësin e Ferizajt të cilët kanë pranuar një numër të konsiderueshëm të telefonatave nga qytetarët e shqetësuar ndonëse uji është sipas të gjithë parametrave të cilësisë.