Lulja tregon se ‘burri t’ban zojë, burri t’ban tojë

Askush më mirë se Lulja nuk e dëshmon këtë thënien popullore ‘burri t’ban zojë, burri t’ban tojë’.

Raporti i këngëtarit të mirënjohur Meda me bashkëshortën e tij Lulën, është i lakmueshëm.

Ata kanë vite që janë martuar dhe akoma e ruajnë atë butësinë, mëshirën, kujdesin e dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Çifti janë prindër të bekuar të katër fëmijëve, të cilët e kanë mbushur shtëpinë harmoni e lumturi.

E të jetosh në një ambient të tillë e rrethuar me tëra këto begati, sigurisht që ndikon edhe në shëndetin e trupit e mendjes.

Lulja është dëshmia se si po lulëzon çdo ditë e më shumë me pamjen e saj, linjat dhe stilin.

Se është vërtetë zojë, e tregon edhe një herë në imazhin e fundit.

E veshur me të zeza, duke marrë poza ajo ka mahnitur të gjithë./Kosovarja/