Lushtaku paralajmëron opozitë të “ashpër” ndaj Qeverisë “Kurti”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, në një intervistë për “Front Online” ka folur për rolin e partisë së tij si opozitë në legjislaturën e shtatë.

Ai ka thënë se si PDK do të ulen dhe formulojmë mirë plan programin si opozitë.

“Sigurisht që PDK e ka lidershipin e opozitarizmit në Kuvendin e Kosovës, në këtë drejtim ne nuk do ta ulim zërin dhe do ta përfaqësojmë denjësisht qytetarët që munden me u prek nga vendimet e këqija që mundet me i marrë Qeveria “Kurti””, ka thënë ai.

Megjithatë Lushtaku tha se do ta duartrokasin qeverisjen Kurti kur veprojnë mirë, por do të jemi të zëshëm nëse veprojnë gabimisht, qysh kanë vepruar në disa raste.