Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një sukses të padiskutueshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke arritur të marrë shumicën e votave.
Ndërsa në këtë listë kanë qenë të përfshirë edhe kandidatët që vijnë nga lista e Vjosa Osmani.
Njëri ndër ta ishte edhe këshilltari i saj Faton Peci i cili vjen nga Mitrovica.
Ai që ishte shumë aktiv nëpër debate televizive duke treguar drejtpërdrejt mesazhet e Osmanit dhe jo vetëm tek publiku ka arritur të marrë 15 mijë vota.
Ndonëse nënkryetari i LDK-së tashmë i dorëhequr Lutfi Haziri kishte debatuar a me të në një emision televiziv, duke thënë se “unë debatoj vetëm me Vjosa Osmanin, Faton Peci vetëm mundet me dëgju”, kjo duke mos ta ketë pasur rendesi per atë, por e kunderta./IndeksOnline/