Kënga Haziri, vajza e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri gjithmonë merr vëmendjen e mediave rozë.
Kohë më parë, Kënga përmes postimeve të saj në rrjetet sociale ka njoftuar se është në një lidhje dashurie.
E së fundmi, Lutfi Haziri së bashku me bashkëshorten e tij, Myrvete Bajrami, e cila për publikun tashmë është e njohur si “Mikja”, ishin të ftuar në emisionin “Libero” ku ndër të tjera komentuan edhe lidhjen e dashurisë së vajzës së tyre, Këngës.
Duke mos zbuluar më shumë detaje rreth lidhjes së tyre, ata vetëm kanë zbuluar se i dashuri i Këngës është shqiptar, duke hedhur poshtë spekulimet se ai është i huaj.