Lutja e Feros: Zot ktheje 2Pacin, ne do të japim të gjithë reperët shqiptarë

Fero njihet për deklarata e tij interesante e shpesh herë edhe qesharake dhe të pakuptimta.

Reperi i njohur i cili prej kohësh është zhvendosur në gjermani është duke përgatitur një videoklip të ri.

Por, para se të publikoj këngën e re, Fero ka thënë se në klip do të jetë edhe reperi legjendar 2Pac që sipas tij ende është gjallë.

“Tupaki nuk ka de.k edhe 2-3 jav rikthehet mas 24 vitev , Edhe osht pjes e klipit tem tri”, ka shkruar fillimisht Fero.

Për të thënë më vonë se 2Pac është gjallë, madje ai ka lutur Zotin që ta kthejë atë dhe në këmbim të marr të gjithë repertë shqiptarë.

“Zot ktheje 2Pacin, ne do japim të gjithë reperët shqiptarë”, ka shkruar Fero./Indeksonline/