Lutja qe bente Profeti Muhamed para se te flitne dhe kur zgjohej nga gjumi

Udhëzimi i tij Profetit alejhi selam kur flinte dhe ngrihej nga gjumi:

Ai kur shtrihej për të fjetur, thoshte:

“bismike Allahumme ahja ue emuut”.

Dhe “kur shtrihej në shtratin e tij tij çdo natë i bashkonte dy pëllëmbët e tij, pastaj frynte lehtë në to dhe lexonte ‘Kul huvAllahu ehad’, ‘Kul eudhu bi Rabbil-Felek’ dhe ‘Kul eudhu bi Rabbin-Na’.

Pastaj me to fërkonte sa të mundte prej trupit të tij duke filluar prej kokës, fytyrës dhe pjesës së përparme të trupit.

Këtë veprim e bënte tri herë”.

Po ashtu “Kur donte të flinte e vendoste dorën e tij të djathtë poshtë faqes së djathtë dhe thoshte ‘Allahumme kinni adhaabeke jeume tebathu ibaadeke’ tri herë”.

Kur zgjohej nga gjumi thoshte:

“Elhamdulilahi el-ledhi ahjana ba’de ma ematena ue ilejhin-nushuur”.

Pastaj përdorte misvakun për pastrimin e dhëmbëve.

-Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem flinte në fillim të natës dhe ngrihej në fundin e saj për të adhuruar Allahun.

Kishte raste që qëndronte zgjuar në fillim të natës për nevojat dhe dobitë e muslimanëve.

-Atij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i flinin sytë por jo zemra e tij.

-Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur flinte nuk e zgjonte njëri derisa të zgjohej vetë.

“Përmbledhje e dobishme mbi jetën e Profetit të Përzgjedhur sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tiparet dhe virtytet e tij”