“Ma ki kpute shpirtin”, vdes nëna e Robert dhe Patris Berishës

Ka nderruar jetë Teuta Berisha, nëna e Robert dhe Patris Berishës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Patrisi përmes një postimi në Facebook.

“Mami jem ma e mira…

Ma ki kpute shpirtin…

Te pushofte shpirti i qetë”, ka shkruar Patris Berisha.

Roberti në vitin 2019 kishte thënë se nëse do t’i dedikonte një këngë dikujt do të ishte nëna e tij, e cila disa vite më parë kishte mundur një sëmundje të rëndë.

“Nëse do t’i dedikoja këngë dikujt do të ishte goca ose mami.

E kam pasur sëmurë me kancer para 9 viteve.

E kam përjetuar. Gjithë çunat janë të lidhur me mamin.

Ka qënë sëmundje e rëndë dhe ajo e ka përballuar“, kishte thënë Roberti./express