Madonna: Koronavirusit nuk i intereson a je i pasur

Interpretuesja e shumë hiteve, Madonna ka dhënë një mesazh lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

“Koronavirusit nuk i intereson se sa i pasur ose i famshëm je”.

Ajo e konsidëron atë “barazuesin e madh” dhe shton se “ajo që e bën atë të tmerrshëm” por edhe “të mrekullueshëm” është se “na ka bërë të gjithëve të barabartë”.

“Në fund të natyrës njerëzore jemi të gjithë në të njejtën anije” thotë Madona dhe “nëse anija fundoset do të fundosemi të gjithë me të”.