Madonna ndahet nga i dashuri 28-vjeçar pas tre vitesh romancë

Mbretëresha e popit, Madonna është ndarë nga i dashuri i saj Ahlamalik Williams pas tre vitesh së bashku, 63 vjeçja, u ka thënë miqve se është sërish beqare pasi vendosi se gjërat nuk po funksiononin me balerinin amerikan, 28 vjeç.

Çifti – të cilët kanë një diferencë moshe 35-vjeçare filluan të takoheshin në vitin 2019 dhe Madonna postonte rregullisht fotot me të në mediat sociale, por ata nuk janë parë më së bashku që nga janari dhe miqtë thonë se kanë vendosur të ndahen në mënyrë miqësore.

“Madonna është futur në një jetë të ngarkuar shoqërore dhe është takuar me miqtë dhe familjen e saj pas ndarjes, ajo ka një orar të ngjeshur, duke punuar në biografinë e saj të ardhshme, muzikën e re dhe duke u kujdesur për familjen e saj”, ka thënë një burim për The Sun.

“Ka shumë dashuri por për momentin kanë vendosur të ndahen, ata janë ende në marrëdhënie të mira dhe nuk ka hatërmbetje, por ata kanë qëllime të ndryshme në jetën e tyre, ata kaluan muaj së bashku në turne dhe në izolim, por tani ai është larguar nga shtëpia e saj, me të dy duke punuar në gjëra të tjera, ishte e vështirë të mbanin të nd.ezur romancën e tyre”, tha tutje burimi i afër me ish-çiftin.

 

Gjatë romancës së tyre, ajo ndihmoi Ahlamalik të arrinte një marrëveshje fitimprurëse me stilisten Stella McCartney dhe bashkëpunoi me të për një këngë ndërsa ai përpiqej të niste karrierën e tij muzikore.