Mahnitet me aeroplanin që rrotullohet 360 shkallë

Është hedhur në internet një video e shkurtër, ku një pilot e paemëruar nga Nevada e Shteteve të Bashkuara, e ka vënë përpara vajzën e tij teksa drejtonte aeroplanin e vogël.

Derisa ishin në katër kilometra lartësi, ai e ka rrotulluar fluturaken në 360 shkallë, ndërsa vogëlushja qeshte dhe argëtohej.

“Sikur të isha në vend të saj, nuk do shpëtoja gjallë dhe të tregoja çfarë ka ndodhur”, është një koment lidhur me rastin.

Fakti që ajo nuk po frikësohet, por përkundrazi është e mahnitur me eksperiencën, ka bërë që ngjarja të përhapet në rrjetin social.

Shiko Videon: