Majku dhe Majlinda, dikur një nga çiftet më të komentuar të mediave, kanë kaluar në një fazë të re të jetës së tyre pas lidhjes së shkurtër që kishin.
Kjo histori dashurie përfundoi me lindjen e djalit të tyre, Roani, i cili tani është një djalosh simpatik.
Pas një periudhe të gjatë spekulimesh, ditët e fundit Majk zyrtarizoi lidhjen e tij të re me një postim në “Instagram” që la ndjekësit e tij të kureshtar, pa zbuluar shumë detaje për identitetin e të dashurës së tij.
Ky veprim ka Tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, të cilët janë të interesuar për të ditur më shumë rreth kësaj lidhjeje të re të artistit.
Ndërkohë, Majlinda ka përdorur këtë moment për të forcuar lidhjen e saj me të birin. Ajo është bërë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë mumente të bukura me Roanin dhe duke treguar se kujdesi dhe dashuria për djalin e saj janë përparësi.
Fotografitë e saj të përditshme shprehin gëzim dhe afeksion, duke krijuar një imazh të ngrohtë për ndjekësit e saj.
Kujtojmë se, pavarësisht ndarjes, Majku dhe Majlinda kanë ruajtur një respekt të madh për njëri-tjetrin, të bazuar në përkushtimin e tyre si prindër. Kjo është një dëshmi se edhe pas ndarjeve, dashuria për fëmijë mbetet një faktor i rëndësishëm që bashkon ata si individë.
Majk, si një artist i njohur, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe me këtë ndryshim në jetën e tij personale, ai po tregon një anë tjetër të vetes, atë të njohjes së përgjegjësive të tij si baba. Lidhja e re ka shkaktuar edhe reagime të ndryshme në publik, me disa njerëz që e mirëpresin, ndërsa të tjerët janë skeptikë për ndarjen e tij me Majlindën.
Shiko foton: