Ditën e sotme 22 mars, është martuar futbollisti i njohur shqiptar, Agim Zeka.
Zeka kurorëzoi dashurinë me martesë me të dashurën e tij prej shumë vitesh, Arbnore Peci.
Ai e ka bërë të ditur këtë në Instagram ku postoi imazhe nga momenti kur janë kurorëzuar në Prishtinë, ndonëse nuk kanë njoftuar për një ceremoni.
Mesfushori në fillim të këtij viti është rikthyer aty ku e nisi karrierën si futbollist, te FC Prishtina.