Makinat e ushtrisë amerikane me rrota të veçanta, ndërrojnë formë nga rrethore në trekëndësh

Agjencia DARPA që merret kryesisht me pajisje ushtarake, ka prezantuar rrotat e reja të veturës ushtarake amerikane e njohur si Humvee (Hummer).

Këto rrota janë pjesë e projektit GXV-T, që ka për qëllim prodhimin e pajisjeve që do t’ua lehtësonte punën ushtarëve në vijën e parë të frontit, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet vetura ushtarake e cila derisa lëviz rrotat e saj, nga forma e rrumbullakët marrin formë e trekëndëshit dhe anasjelltas.

Në shikim të parë duket si një skenë nga filmat fantashkencë, por një projekt i tillë pritet të merr dritën e gjelbër në të ardhmen, dhe të fillojë prodhimin serik të rrotave të ndryshojnë formën, por që janë të përshtatshme për të gjitha terrenet gjatë luftimeve të ashpra.

Shiko Videon: