Në qytetin e vjetër të Jeruzalemit ka një kodër, që quhet Mali i Tempullit, dhe në të cilën gjenden dy qendra kulti muslimane: Kupola e Shkëmbit dhe Xhamia Al-Aksa.

Të dyja ndërtesat janë ndërtuar në fund të shekullit të shtatë gjatë sundimit të dinastisë së fisit të kalifëve Umayads.

E veçanta e Malit të Tempullit është kupola e artë, e cili i jep malit pamjen e tij të veçantë.

Emri buron nga shkëmbi që rrethon ndërtesën.

Nga ky shkëmb thuhet se themeluesit i fesë islame, Muhameti, ka nisur udhëtimin e tij drejt qiellit.

Kjo është arsyeja pse Mali i Tempullit konsiderohet pas Mekës dhe Medinës, si vendin i tretë i shenjtë i fesë islame.

Por edhe feja hebraike i ka dhënë pamjen e saj zonës:

Muri i famshëm i Vajtimit, ku kryejnë lutjet e tyre hebrenjtë, është pjesë e tempullit herodian.

Ai u shkatërrua në vitin 70 pas Krishtit nga romakët.

Paraardhësi i tij, tempulli i Solomonit u shkatërrua në vitin 586 nga ushtritë e pushtuesit babilonas Nebukadnetsar II.

Shkatërrimi i dy tempuajve luan një rol qendror në traditën hebreje.

Rindërtimi në të njëjtin vend ka lidhje të ngushtë me kthimin e Mesisë.

Mali i Tempullit njihet edhe si vendi ku Perëndia ka marrë baltë për të formuar Adamin, që sipas Biblës konsiderohet si njeriu i parë.

Figura të tjera biblike – si Kaini, Abeli dhe Noa, Abrahami dhe Isaku – lidhen me këtë vend.

Prandaj Mali i Tempullit ka një rëndësi të madhe për krishterimin.

Administrimi i Mali të Tempullit

Deri në luftën gjashtëditore në vitin 1967, Mali i Tempullit ishte nën administrimin e Jordanisë.

Prej atëherë ai është nën administrimin e një të ashtuquajturi “Fondacioni islamik i Jeruzalemit Wagf “.

Anëtar i fondacioni është gjithashtu dhe myftiu i madh i Jeruzalemit.

Hebrenj radikalë angazhohen që në Malin e Tempullit të ndërtohet një tempull i tretë hebre.

Por kjo do të kërkonte prishjen Kupolës së Shkëmbit dhe të xhamisë Al-Aqsa.

Për këtë ky propozim refuzohet nga muslimanët.

Në Izrael projekti është i diskutueshëm. Sipas një sondazhi të gazetës izraelite Haaretz, 30 për qind e izraelitëve e mbështesin këtë kërkesë.

45 për qind janë kundër, pjesa tjetër është e pavendosur.

Ndërtimi i një tempull të tretë hebre mund të konsiderohet pra në fakt si i pamundur.

Provokime të qëllimshme

Megjithatë gjithmonë ka provokime të qëllimshme.

Në vitin 2000, udhëheqësi i opozitës së atëhershme izraelite, Ariel Sharon, ishte në muajin shtator i shoqëruar me truproja të shumta dhe polici në Malin e Tempullit.

Vizita konsiderohet si një burim kryesor për shpërthimin të ashtuquajturës intifada e e dytë, Al-Aksa.

Kryengritja palestineze zgjati deri në shkurt të vitit 2005.

Dhuna përreth Malit të Tempullit vazhdon edhe sot.

Më 29 tetor 2014, një atentator palestinez qëlloi me katër të shtëna hebreun e djathtë Yehuda Glick, duke e plagosur rëndë atë.

Glick qe angazhuar gjithmonë për ndërtimin e tempullit të tretë.