Maliqi: Dy arsyet kryesore që do ta rikthenin Vjosa Osmanin në LDK!

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LVV-së, Haki Abazi deklaroi gjatë ditës së djeshme se Lëvizja Vetëvendosje mund të bëjë koalicion me LDK-në, nëse të njëjtit bëjnë Vjosa Osmanin kryetare të partisë.

Por sa gjasa ka të ndodhë një rikthim i Vjosa Osmanit në LDK?

Publicisti, Shkëlzen Maliqi, në një prononcim për “Gazeta Blic” tha se diçka e tillë edhe mund të ndodhë por se një rikthim Osmani nuk do ta bënte pa qenë lidere e partisë.

“Sigurisht se mund të ndodh, kthimi i Vjosa Osmanit në LDK, por ajo nuk do të pranonte ta bënte këtë pa qenë vetë liderë e LDK-së.

Por a do ta pranonte këtë LDK-ja, pasi pritet që partia ta zgjedh udhëheqësinë e e re dhe aty do të janë njerëz që kanë ambicje personale, nuk do ti dorëzohen lehtë ‘komandës’ se Osmanit.

Nga ana tjetër duhet të priten zhvillimet mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, a do të realizohet marrëveshja që Kurti të jetë kryeministër e Osmani Presidente, nese po atëherë s’ka kuptim kthimi i Osmanit në LDK për pesë vitet e ardhshme”.

Por Maliqi thekson se ndryshe do të jetë nëse dështon zgjedhja e Osmanit për Presidente dhe shfaqen dallime  me Albin Kurtin.

Maliqi potencon se në një rast të tillë, Osmani, do të formonte grupin e saj parlamentar dhe pastaj të bashkëpunonte me LDK-në e reformuar./Blic/