Malisheva po shërohet nga koronavirusi

Bazuar në rezultat e testimeve të ditës së sotme, në mesin e të shëruarve nga COVID-19, janë edhe dy qytetarë nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë rezultuar negativ në dy testimet e fundit.

“Tani numri i të shëruarve nga Komuna e Malishevës, arrin në 57 të shëruar.

Shërimi i dy qytetarëve, të cilët kanë qenë në trajtim në Klinikën Infektive, është konfirmuar zyrtarisht nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, njofton Komuna e Malishevës.

Gjen.dja aktuale në Komunën e Malishevës, është kjo: 73 pozitiv me COVID-19; 57 të shëruar; Një i vde.kur; 15 në shërim e sipër.