“Mami, kam frikë”! Nëna var vajzën nga ballkoni si ndëshkim, 3 vjecarja bie e ndërron jetë!

E d.ehur, dhe e bezdisur nga të qarat e saj, 23 vjecarja ruse Anna Ruzankina vendosi t`i jepte një ndëshkim të fortë vajzës së saj vetëm 3 vjece, Anastasia.

Ajo e vari nga ballkoni për ta frikësuar, por fëmija aksidentalisht i rrëshqiti.

Një kalimtar regjistroi britmat e fëmijës së tmerruar që thërriste: “Mami, kam frikë!”, shkruan Daily Mail.

E ëma po e mbante nga bluzja, por ajo u gris dhe vogëlushja u rrëzua duke v.dekur në vend.

Kamerat e sigurisë e tregonin nënën që zbriti me ashensor dhe pasi e mori vajzën, nisi ta shkundte e dëshpëruar me shpresën se kështu do të zgjohej.

Për t’i shpëtuar përgjegjesisë, 23 vjecarja doli me pretendimin se fëmija ishte ngjitur vetë në parmakun e ballkonit.

Megjithate policia nuk e besoi variantin e saj.

E reja tashmë është a.rrestuar dhe ak.uzohet për vr.asje.

Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon deri në 21 vjet heqje lirie.

Shiko videon: