Man Utd humb durimin me Dortmundin, heq dorë nga Sancho?

Dortmund janë duke kërkuar 108 milionë funte për 20 vjeçarin, por burime të afërta me Manchester United, kanë bërë të ditur të martën në mbrëmje se të dy palët ndodhen shumë larg një marrëveshje, raporton Daily Mail.

‘Djajtë e Kuq’ besojnë se gjermanët nuk janë duke u treguar realistë me klimën aktuale ekonomike, me klubet më të mëdha në botë që janë goditur shumë nga pasojat e shkaktuara nga koronavirusi.

Nënkryetari i Manchester United, Ed Woodward ka paralajmëruar se çmimet e transferimeve do të jenë më të ulëta, por kjo Borussia Dortmundin nuk e ka ndaluar të qëndrojë pas çmimit të lartë për yllin e tyre.

Transferimi më i shtrenjtë në histori të Manchester United është Paul Pogba, për të cilin në vitin 2016 kanë paguar 105 milionë euro.