Man Utd ofron 55 mln euro për Chiesan

Reprezentuesi italian ka qenë i lidhur me shumë skuadra nga Serie A muajt e fundit, përfshirë Interin dhe Juventusin.

Por, gjigantët e Premierligës thuhet se kanë bërë lëvizjen e parë, me presidentin e Fiorentonës, Rocco Commiso që ka deklaruar se është i gatshëm të lejojë largimin e Chiesas për një çmim të mirë.

La Nazione shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë një ofertë në vlerë prej 55 milionë euro për 22 vjeçarin, i cili ka kontribuar më 10 gola në Serie A këtë sezon.

Chiesa është pjesë e ekipit të parë të Fiorentinës që nga viti 2016, ndërsa ftesën e parë në Kombëtaren A të Italisë e ka marrë në vitin 2018, dhe në 17 ndeshje ka shënuar një gol.