Web Analytics
Ballina“Manchester United është mbeturinë”, BBC kërkon falje

“Manchester United është mbeturinë”, BBC kërkon falje

Një mesazh u shfaq në kanalin BBC gjatë ditës duke thënë se “Manchester United është mbeturinë”.

Pas kësaj, shërbimi publik britanik u kërkoi falje tifozëve të United për gabimin në emisionin televiziv.

BBC deklaroi se artikulli i diskutueshëm u shfaq gabimisht gjatë prezantimit të rezultateve të tenisit.

Kjo u pasua me mesazhin “moti – shi kudo”.

Prezantuesja Anita Mcveigh më pas u kërkoi falje shikuesve dhe u shpjegoi se person gabimisht publikoi një tekst të tillë.

“Shpresoj që tifozët e Manchester United të mos ofendohen.

Më lejoni të shpjegoj: dikush që po mëson, shtypi gjëra të rastësishme dhe kështu erdhi teksti.

Ju kërkoj falje nëse e keni parë dhe jeni ofenduar dhe nëse jeni tifoz i United.

Mirëpo ky është një gabim që nuk duhej të ndodhte”, ka thënë prezantuesja.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit