Manjola Nallbani nga kuzhina: Ishte vit i vështirë, me tërmete e virus

Edhe Manjola Nallbani po qëndron në shtëpi.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani, po qëndron e izoluar brenda shtëpisë së saj.

Duke qenë se gjendja është e jashtëzakonshme dhe rastet me koronavirus po rriten, ajo ka zgjedhur që kohën ta kaloj në shtëpi e në një foto të postuar në Instagram shihet në kuzhinë derisa pranë postimit ka thënë se ky vit ka qenë i vështirë me tërmete e virus.

“Une rri ne shtepi!😍 Natyrisht qe ky vit (me termetet e tani ky virus) ishte jasht mase i veshtire per te gjithe po ti japim energji te mire e mbeshtetje njeri- tjetrit🙌 qofte dhe virtualisht!!

Do ja dalim🙏🏻❤️ Aaa mos harroni ne kete periudhe, pini sa me shume uje te ngrohte me limon!

Si i nxehti, si vitamina C jane shkaterrues te virusit!”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/