Manovra të rrezikshme me helikopter, pilotët e kthejnë mjetin për 360 shkallë

Aaron Fitzgerald dhe Chris Bachman, pilotë të pijës energjike ‘Red Bull’, kryen me sukses një manovër të rrezikshme me helikopter.

Si pjesë e një shfaqje aeroplanësh në Iowa të Shteteve të Bashkuara, ata e kthyen së prapthi mjetin fluturues dhe vazhduan në normalitet rrugëtimin.

“Kryerja me sukses e kësaj manovre kërkon përvojë të madhe, andaj duhet angazhim i madh dhe praktikë e vazhdueshme”, deklaroi njëri nga pilotët.

Ndiqeni videon e mëposhtme për të parë manovrën në fjalë./InfoKosova/

Shiko Videon: