Marigona e Gani Geci ecin lirshëm në Mitrovicën e Veriut

Prej disa ditësh i është prerë shiriti fushatës zgjedhore për zgjedhjet e reja në Kosovë, që do të mbahen me 14 shkurt.

Partitë politikë, krerët e kandidatët për deputet gjatë gjithë këtyre ditëve janë kryeqendra e vëmendjes.

Marigona Geci sërish është pjesë e listes së “LDK”-së dhe fushata e saj duket mjaftë intenzive.

Ajo, po e shpalosë bindshëm vizionin e saj.

Marigona, bashkë me babain e saj Gani Geci dhe ekipin e vajzave që janë pjesë e fushatës, kanë vizituar kryetarin e nëndegës së LDK-së në Kodren e Minatorëve në Mitrovicen e Veriut, Besnik Gjoka.

Siç kuptojmë, babë e bijë bashkë me ekipin, kanë shkuar pa zhurmë, polici e pa truproja dhe nuk kanë hasur në askënd, madje as në serb e as në shqiptar.

Bazuar ne Kushtetuten e Republikës së Kosovës, Kosova është një dhe e pa ndashme./kosovarja