E keni parasysh kur i pyesin mamatë e reja nëse po mendojnë për fëmijë të dytë?
Dhe ato thonë jo sepse duan të shijojnë fëmijën e parë, por kjo gjë duket se nuk vlen për Marina Vjollcën e cila po mendon për fëmijën e dytë, të tretë e të katërt.
”Fëmijë të dytë, të tretë, të katërt, nuk ndaloj unë tani, kuptova që i menaxhoj mirë të gjitha punët”, tha Marina në një interistë për T7.
Mesa duket Marget është një fëmijë kaq i mbarë sa nuk e lodh fare Marinën, për sa kohë ajo arrin të menaxhojë punën në ekran si dhe biznesin e saj, besoj edhe Geti është i të njëjtit mendim…