Marina Vjollca iu merr mendtë në setin e ri fotografik që ka realizuar

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, po vazhdon të jetë personazh shumë i pëlqyer dhe i ndjekur në faqet rozë.

Artistja, e cila në Instagram numëron 1.3 milion ndjekës, nuk ngurron që herë pas here të ndajë imazhe atraktive me fansat.

Ndonëse ka qenë më pasive me postime gjatë kësaj kohe, biondja së fundmi ka realizuar një fotosesion unik.

E veshur me një fustan të gjatë ngjyrë kafe, 29 vjeçarja ka mahnitur të gjithë me pozat që ka marrë pranë një kali.

“Kalëro me kujdes, dëgjo me kujdes dhe dashuro me të gjitha”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërës prej imazhit.

Bashkëshortja e reperit Ghetto Geasy është kujdesur për çdo detaj në mënyrë që fotografitë të realizohen më bukur dhe më artistike.

Marina momentalisht është në një pauzë nga puna e saj si moderatore, ndërsa së fundmi ka qenë e angazhuar në emisionin “Klanifornia”.