Marina Vjollca nuk e heq këtë varëse nga qafa

Prezantuesja e njohur e ekranit, Marina Vjollca, është nga ato personazhe që publiku i pëlqen për çiltërsinë që kanë.

Prej vitesh në televizion dhe Marina asnjëherë nuk bëhet “bajat”, kjo falë origjinalitetit në komunikim dhe modestisë që e karakterizon.

Marina, ka treguar se ka shije, madje është edhe imazhi i një brendi të njohur italian.

Ajo, e ka pikë të dobët një varëse qafe me një kryq të mbushur me gurë, që e përdor në shumë raste./Kosovarja/