Marina Vjollca zbulon gjininë e bebit

Moderatorja e njohur Marina Vjollca konfirmoi shatazëninë e saj, në fund të muajit gusht.

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, u shpreh Marina, kur e bëri të ditur lajmin se po pret një fëmijë me reperin e njohur Getoar Selimin ndryshe i njohur si “Ghetto Geasy”.

Sot, Marina ka vendosur të ju tregoj ndjekësve se është në pritje të një VAJZE, të cilën e quajti ‘picirukja’.

”Mezi po te presim picirukja jone”,- shkruan Marina.

Ndjekësit e moderatorës menjëherë filluan me komentet se si do t’ia vendosin emrin vajzës.

Para disa kohësh, Geti foli për biznesin e tyre me emrin “Marget”, një bashkim i tre shkronjave të para të emrave të tyre dhe po ashtu nuk përjashtoi mundësinë që ky mund të jetë emri i vajzës së tyre.