Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nesër pritet të vijë në Kosovë.
Gjuriq do të jetë në Kosovë pasi do të marrë pjesë në në djegien e pemës së Krishtlindjeve në portin e kishës së Shën Dimitrit nga orën 16:00, shkruan B92.
Sipas B92, kjo festë e Krishtlindjes do të mbahet në sheshin “Shën Sava”, në Mitrovicën Veriore.