Boksieri shqiptar, Florian Marku ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit të botës në peshat e lehta në IBF.
Kampionit shqiptar i ka ardhur një sfidë e hapur nga boksieri anglez Chris Kongo, derisa ky i fundit po shihte ndeshjen foli ashpër për Markun dhe i kërkoi duel.
“Marku thotë se kanë frikë dhe po i shmangen, por s’është e vërtetë.
Unë nuk i shmangem askujt, ja ku jam, gati të përballem me të.
Jam futur dhe në ndeshje që e dija se mund ta humbisja, por guxova”, është shprehur Kongo.
“Jam kthyer me fitore dhe jam gati.
E pash përformancën e tij, ai po humbiste, kishte një përformancën të dobët dhe e them me bindje”, shtoi ai.
“Dua të ndeshem me të, ja ku jam.
Me këtë performancë Florian Marku nuk mund të lidhë dot as këpucët e mia.
Ai ka frikë prej meje dhe po fshihet”.
Chris Kongo është i 38 në renditje.
Ai është më lart se Marku në klasifikim.
Kongo ka 13 fitore dhe një humbje. /Klankosova