Martesa më pak, divorce më shumë, në Zvicër

Trendi i rënies së numrit të martesave vazhdon.

Një total prej 38.200 çifteve u martuan më 2019, një rënie prej 6.2% në krahasim me një vit më parë, sipas shifrave të lëshuara nga Zyra Federale e Statistikave, përcjell albinfo.ch.

Rënia u pa në të gjithë segmentet e popullsisë, por u dallua veçanërisht në mesin e banorëve të huaj.

Rënia e martesave ishte 4.6% në mesin e zviceranëve, por 13.1% në mesin e popullatës së huaj.

Martesat e përziera (zviceranë me ato jo zvicerane) gjithashtu ranë me 5.1%.

Përderisa çiftet e të njëjtit seks nuk kanë të drejtë të martohen në Zvicër, më pak kanë zgjedhur që të hyjnë në partneritete të regjistruara në vitin 2019.

Afro 650 çifte të të njëjtit seks i bënë marrëdhëniet e tyre zyrtare vitin e kaluar, një rënie prej 7.9% në krahasim me 2018.