Flutura Gashi dhe Simon Tanushi janë çifti i njohur aktorësh kosovar.
Ata njihen për rolet e tyre në disa emicione humoristike përveç kësaj, një gjë që i bën edhe më atraktiv dyshen është fakti se i takojnë besimeve të ndryshme fetare.
Flutura është myslimane, kurse Simoni i takon besimit katolik, së fundmi çifti ishin pjesë e emisionit “Shqipëria Live” ku treguan rreth martesës së tyre, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare.
Simoni ndër të tjerash tregoi se edhe pse është katolik ai agjëron muajin e shenjët të ramazanit.
“Gjysmë e agjëroj ramazanin jam besimtar me kohë të pjesshme, këtë e kam bërë edhe më herët” tha ai.
Ndërsa edhe Flutura tregoi se i feston festat e fesë katolike dhe së fundmi ajo i festoi pashkët.
“Po i kam festu pashkët i kam ngjyrosur edhe vezët i kam ngjyrosur me ëmbëlsira me vullnetin më të madh” tha Flutura.
Çifti tregoi se si e kanë parë të tjerët marrëdhënien e tyre “Në fillim nuk o që e kanë mirëkuptu ose kuptu, por gradualisht e kanë kuptuar, ka numër të madh të çifteve të reja që na kanë shkruar” shtuan tutje ata. /Lajmi/