Ndërkohë që me shumë gjasa Messi do të përshëndetet përgjithmonë me Kupën e Botës, pas finales që do të zhvillohet mes Argjentinës dhe Francës këtë të diele, kjo nuk i ka bërë përshtypje bashkëlojtarit të tij, Emiliano Martinez, i cili tha se kapiteni i tij është i aftë për të luajtur “deri në moshën 50-vjeçare”.
“Për mua, ai mund të luajë deri në moshën 50-vjeçare, ai duket shumë i mprehtë dhe duket shumë i mirë ai i bën gjërat të duken të lehta – është gjëja më e vështirë për t’u bërë”, tha portieri argjentinas “Duke luajtur së bashku me të, sigurisht që më ka bërë një futbollist më të mirë ishte e duhura që Messi të fitonte Copa American.
Ai përfaqëson vendin si një hero, njerëzit e respektojnë Messin më shumë se Presidentin. Njerëzit do të qëndronin në shtëpi 24 orë nëse Messi do t’i kërkonte, ai është numri një, një punëtor i palodhur dhe frymëzues për të gjithë”, shtoi ai.
Messi tha se finalja e Kupës së Botës kundër Francës mund të jetë paraqitja e tij e fundit në këtë kompeticion, shkruan Goal, përcjell Klankosova, Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka qenë në formë sublime gjatë gjithë turneut të vitit 2022 dhe ka pesë gola dhe tre asistime në emër të tij, së bashku me katër çmime si lojtari i ndeshjes në kohën kur Botërori i radhës do të zhvillohet në vitin 2026, Messi do të jetë 39-vjeç.