Martohen në fshehtësi Fero dhe Arbenita

Çifti shumë i komentuar në media, Fero dhe Arbenita janë tashmë burrë dhe grua.

Pas shumë kohësh, dyshja kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre.

“Prive” ka mësuar nga burime shumë të sigurta se çifti janë martuar dhe këtë gjë e dinë vetëm një rreth shumë i ngushtë i familjarëve dhe miqve.

Fero dhe Arbenita kanë preferuar t’i thonë “Po” njëri-tjetrit në privatësi të plotë.

Kujtojmë se historia e tyre është një ndër më të bujshmet në showbiz.

Dyshja janë përfolur shpesh për ndarje dhe ribashkime, por siç duket dashuria ka triumfuar./Kosovarja