Martohet xhudisti i njohur kosovar Akil Gjakova

Xhudisti i njohur Akil Gjakova ditën e djeshme (e shtunë) i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka kurorëzuar me martesë lidhjen disavjeçare me partneren e tij, Suela Muminovic, në një ceremoni luksoze në Pejë.

Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

“Martesa”, ka qenë mbishkrimi sipër një imazhi që ka hedhur me bashkëshorten në InstaStory.

Çifti shfaqen tejet ekstravagant me dukjen e tyre atraktive, ndërsa e gjithë vëmendja është te partnerja e Akilit.

Dyshja ndërkohë u fejuan në vitin 2018, kurse filluan romancën e tyre disa vite më parë.

Akili përndryshe cilësohet si një nga xhudistët më të mirë të Kosovës, i cili filloi të praktikojë xhudo në moshën gjashtë vjeçare.

Siç thuhet, debutimin e bëri në vitin 2012 në garat zyrtare ndërkombëtare në këtë disiplinë.