Web Analytics
BallinaUncategorizedMasazhi i çuditshëm me goditje thikash të mprehta

Masazhi i çuditshëm me goditje thikash të mprehta

Hsiao Mei Fang është pronare e një qendre relaksimi në Taipei të Tajvanit, ku klientëve iu bëhet masazh me thika të mprehta.

Megjithëse duket mjaftë e çuditshme, kjo terapi kineze e vjetër më se 2,500 vjet është shumë efektive dhe ndihmon në qetësimin e muskujve.

“Sikur çdo gjë që ka të mirën dhe të keqen apo Yin dhe Yang, ne përdorim dy thika dhe jo një. Këtu bëhen bashkë e mira dhe e keqja, duke dhënë rezultat pozitiv”, ka thënë Fang lidhur me rastin.

Megjithëse janë të mprehta, këto nuk janë thika të zakonshme kuzhine por speciale, ndërsa aplikohen nga njohësit e kësaj terapie.

“Nuk është vetëm proces për kënaqësi, por ka efekt të madh në trup.

Të gjithë që e provuan, i kanë propozuar të afërmve që të na vizitojnë”, është shprehur ajo për këtë terapi.

Shiko Videon:

Rrjetet Sociale

630,781FansaPëlqeje
28,195NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit