Web Analytics
BallinaLAJMEMAShTI do të jap 100 bursa për studentë të komuniteteve Ashkali, Egjiptian...

MAShTI do të jap 100 bursa për studentë të komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ministria që drejton ka hapur thirrjen për përfitimin e bursave për 100 studentë nga radhët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom.

Fillimisht kjo thirrje është destinuar për Fakultetin e Edukimit, mirëpo për arsye të numrit të ulët të aplikuesve, tashmë thirrja është për të gjitha drejtimet në të gjitha universitetet publike.

Nagavci ka shkruar në Facebook se Qeveria është e përkushtuar që përmes bursave dhe mekanizmave të tjerë të fuqizojë gjeneratat e reja të edukatorëve dhe mësimdhënësve nga radhët e komuniteteve.

“Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data 18.11.2022 deri më 02.12.2022, në ora 16:00. Shuma maksimale e bursës do të jetë deri në 1,000€ për studentët përfitues. Aplikimi bëhet përmes platformës E-Kosova”, ka shkruar ajo.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit