Web Analytics
BallinaLAJMEMASHTI ia shkëput SBASHK-ut Kontratën kolektive, Sindikata e Arsimit jep paralajmërimin e...

MASHTI ia shkëput SBASHK-ut Kontratën kolektive, Sindikata e Arsimit jep paralajmërimin e parë

Ministria e Arsimit ia ka shkëputur Kontratën kolektive Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) të 21 janarit 2021.

MASHT e ka arsyetuar këtë vendim me arsyetimin se marrëveshja është nënshkruar nga një Qeveri jolegjitime, ngase e njëjta ishte nënshkruar nga Qeveria Hoti.

Sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria Hoti nuk ka patur legjititet për vendime. Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar SBASHK-un.

“Ne nuk e kemi pranuar ende një vendim të tillë.

Nëse kontrata është shkëputur, kjo është shkëputje e njëanshme dhe si e tillë është e paligjshme.

Kjo shkëputje nuk i kontribuan aspak dialogut social.

Nesër do të mbajmë një takim në SBASHK dhe do shohim procedurat e mëtutjeshme” ka thënë për Indeksonline, zëdhënëse e SBASHK.

Kjo Kontratë kolektive iu mundësonte mësimdhënësve mbulimin e shpenzimeve për udhëtim, kompensim të shujtës dhe shpërblim jubilar./Indeksonline/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit