Web Analytics
BallinaMashtroi duke i marrë 10 mijë euro në emër të bamirësisë, dënohet...

Mashtroi duke i marrë 10 mijë euro në emër të bamirësisë, dënohet me 2 mijë euro gjobë

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka d.ënuar me g.jobë prej 2 mijë eurosh dhe me 1 vit b.urgim me kusht një person në Ferizaj, i cili është gjetur fajtor për m.ashtim.

A.M. ak.uzohet se nga janari deri në prill të këtij viti, në një fshat në Ferizaj, duke u prezantuar rrejshëm si pjesëtar i FSK-së dhe duke mashtruar se ka mundësi ta ndihmojë në shërimin e V.S.

Ai ka prezantuar fatura kinse të një spitali privat.

“I pandehuri ak.uzohet se nga muaji janar 2021 deri më 27 prill 2021, në një fshat në Ferizaj, duke vepruar në vazhdimësi me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke u prezantuar si pjesëtar i FSK-ës dhe duke u paraqitur n mënyrë mashtruese si person qe ka mundësi të ndihmoj në shërimin e B.S. dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për ti shkaktuar dëm material te dëmtuarave V.S dhe B.S., i mashtron të njëjtat duke u premtuar se do të ju siguroj fonde për mjekimin e të dëmtuarës B.S”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Dy gra, të cilat ai i ka mashtruar duke ua marrë 9 mijë e 900 euro.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit