Mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë, vetëm kjo e famshme mori pjesë në mbështetje të komunitetit LGBTI

Ditën e sotme (1 korrik) është mbajtur Parada e Krenarisë në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.

Marshi për Paradën e Krenarisë ka nisur sot në orën 11:30 në Sheshin “Skënderbeu”, teksa motoja për këtë vit është “Bashkë dhe Krenarë”.

Pjesë e marshit ishin një numër i madh i njerëzve por i habitshëm është fakti që u vërejt mungesa e fytyrave publike në përkrahje të komunitetit LGBTI.

E vetmja e famshme në Kosovë që iu bashkua marshit ishte Adriana Matoshi.

Aktorja u pa teksa marshon bashkë me të pranishmit me një flamur me ngjyra të ylberit në duar.

Kujtojmë se njëra nga përkrahëset më të mëdha nga fytyrat publike në Kosovë është këngëtarja Adelina Ismaili, e cila për dallim nga paradat e kaluara këtë vit nuk u pa të merrte pjesë.