Mbajti të fshehtë origjinën shqiptare, Këngëtarja: Greqia është vendlindja ime dhe buka kishte shije tjetër

Për një kohë shumë të gjatë, këngëtarja Eleni Foureira, nuk e tregoi origjinën e saj.

Në fillimet e saj ajo shprehej se ishte me origjinë latine, derisa më në fund pranoi të vërtetën që ka origjinë shqiptare.

Së fundmi e ftuar në një televizion grek, Eleni ka shpjeguar se përse mbante të fshehtë origjinën.

Ajo ka treguar se kur ishte fëmijë nuk pranohej në shoqëri për shkak të origjinës dhe kishte frikë se nuk do i jepej kurrë mundësia për shkak të kësaj arsyeje.

Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua, eshtë vendi që une e dua,tha Eleni.

Këngëtarja e ka cilësuar Greqinë si vendlindjen e saj, ku dhe buka kishte shije tjetër./Indeksonline