Web Analytics
BallinaMbi 50 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë gjatë vikendit, fluks automjetesh...

Mbi 50 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë gjatë vikendit, fluks automjetesh në Morinë

Më shumë se 50 mijë qytetarë të Kosovës që u nisën drejt Shqipërisë regjistroi kjo fundjavë, ndërsa e diela ka nisur me një fluks të lartë makinash në Morinë.

Policisë kufitare iu desh që të punonte me kapacitete shtesë e procedurë të përshpejtuar.

Shumë prej qytetarëve të Kosovës kërkojnë zbatim praktik dhe shmangie të vonesave ndërsa ka prej tyre që duan edhe heqjen e traut në Rrugën e Kombit.

Por radhët e gjata të automjeteve, si pasojë e fluksit të lartë nuk krijohen vetëm në Morinë.

Një tjetër segment problematik i Rrugës së Kombit tek Ura e Drinit në hyrje të Kukësit.

Radhe dhe vonesa krijohen edhe si pasojë e ngushtimit të rrugës me një sens lëvizje.

Policia rrugore e stacionuar pranë këtij segmenti po menaxhon trafikun për përpjekje për të lehtësuar qarkullimin. /abcnews/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit