Mblidhet familja mbretërore, pas largimit të princit Harry me gruan Meghan Markle!

Mbretëresha Elisabeta II dhe anëtarë të tjerë të lartë të familjes mbretërore, janë mbledhur për një takim me princin Harry të hënën, në përpjekje për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga njoftimi i tij se ai dhe bashkëshortja, Meghan, do të tërhiqen nga jeta e oborrit.

Babai i Harryt, princi Carles dhe i vëllai, princi William, me të cilin ai duket se është ftohur shumë, i janë bashkuar monarkes në pronën e saj private, në sandringham, në Anglinë Lindore.

Çarlesi u kthye nga Omani ku ai kishte marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të sulltanit Qaboos.

Meghani pritet t’i bashkohet takimit në lidhje online, nga Kanadaja, ndërsa ata përpiqen të gjejnë një kompromis dhe ta zgjidhin krizën.

Ndër temat që do të debatohen janë edhe sa para çifti do të vazhdojë të marrë nga oborri, titujt e tyre mbretërorë dhe çfarë lidhjesh tregtare mund të lidhin.

“Sunday Times” raporton se Uilliami beson se ai dhe Harry janë tani entitete të ndara, duke këputur kështu lidhjen e fortë pas vdekjes tragjike të nënës së tyre.

“Unë i kam shtrirë dorën vëllait tim gjatë gjithë jetës sonë dhe tani nuk mund ta bëj më këtë; ne jemi entitete të ndara”, citon “Times”-i Uillaimin në një bisedë me një shokun e tij.

Të dielën mbretëresha ishte e pranishme në një meshë të mbajtur në Sandringham, ku publiku shfaqi mbështetje për të me disa që mendonin se Harry dhe Meghani nuk duhet të merrnin më paratë e taksapaguesve nëse do të tërhiqeshin nga familja mbretërore.