Web Analytics
BallinaLAJMI I FUNDITMblidhet kabineti qeveritar/ Pritet të prezantohet vlera e koeficientit të pagave

Mblidhet kabineti qeveritar/ Pritet të prezantohet vlera e koeficientit të pagave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur kabinetin e tij qeveritar për një mbledhje sot, me fillim nga ora 10:00.

Ende nuk dihet rendi i ditës por gjatë saj pritet të prezantohet vlera e koeficientit të pagave për sektorin publik.

Ligji, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, nuk e ka përfshirë vlerën e koeficientit, e cila përcakton një tavan deri ku mund të paguhet një punonjës i shtetit.

Si i tillë, Ligji është dekretuar tashmë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Sipas Ligjit për buxhetin e vitit 2023, i miratuar po ashtu në dhjetor të vitit të kaluar, buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro.

Aktualisht, paga mesatare bruto në Kosovë është rreth 480 euro në muaj./IndeksOnline/

Rrjetet Sociale

630,545FansaPëlqeje
28,204NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit