Mblidhet kryesia e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga kryetari i saj, Lumir Abdixhiku janë duke mbajtur mbledhje në selinë kryesore të partisë.

Në këtë takim do të diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe caktimin e kandidatëve për kryetar të komunave.

Siç raportohet, në mbledhje do të diskutohet edhe për kandidatin për kryetar të Podujevës./Telegrafi