Web Analytics
BallinaMblidhet Qeveria – miraton dy vendime dhe një nismë

Mblidhet Qeveria – miraton dy vendime dhe një nismë

Qeveria e Kosovës zhvilloi sot mbledhjen elektronike, e 88-ta me radhë, në të cilën u miratuan dy vendime dhe një nismë.

Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se u miratua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut.

“Po ashtu, vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Amendamentit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015”, thuhet në njoftimin për media.

Në mbledhjen e sotme po ashtu thuhet se u miratua në parim edhe Nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2014. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit