Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip KosovaMbresa ia huq pak, thotë se Kosova është shtet qe 23 vjet

Mbresa ia huq pak, thotë se Kosova është shtet qe 23 vjet

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa në ‘podcastin’ e fundit të realizuar në shtëpi, ka folur rreth popullit shqiptar dhe mbështetjen që japim, si një karakteristikë tradicionale e jona.

Mbresa ka marrë për shembull këngëtaren shqiptare me famë internacionale, Dua Lipën dhe mbështetjen që shqiptarët ia kishin dhënë që në këngën e parë, derisa në një moment duke folur për Kosovën, ajo ka ngatërruar edhe jetëgjatësinë e saj si shtet.

“Mendoj që si popull jemi shumë suportiv. E mbaj mend këngën e parë të Dua Lipës, i kam lexuar komentet dhe 80% kanë qenë të shqiptarëve. E suportojmë njëri-tjetrin shumë. Por, ne e kemi problem sepse kemi pritshmëri të larta, krahasohemi me Zvicrën. Ne jemi shtet qe 23 vjet”, ka thënë Mbresa pos tjerash.

Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt të vitit 2008, që i bie plot 15 vjet më parë. Kujtojme se diten e djeshme edhe Xhuli beri nje deklarat e cila u be virale duke thene se babai i saj ka qene ne nje klase me Azem Galicen. Shiko videon:

Rrjetet Sociale

630,545FansaPëlqeje
28,204NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit