Mbyllja në shtëpi për shkak të koronavirusit, Gold AG gati të përfundojë librin e tij

Si qytetarët ashtu edhe njerëzit e artit, po e respektojnë në shumicën e rasteve thirrjen e qeverisë për të qëndruar në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Këtë po e ben edhe Gold AG.

Ai siç duket ia ka pa hajrin “izolimit shtëpiak”, pasi ka bërë të ditur se po punon për të publikuar librin e tij.

Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të publikohet libri i tij i cili do përmbajë tekstet e këngëve të tij dhe është një histori në vete.

Ndryshe, Gold AG ditë më parë lansoi këngën e re “Epopeja e UÇK-së” . /Reporteri.net/.