MC Kresha shihet duke thirrur ezanin gjatë faljes së taravisë në një xhami të Mitrovicës

Reperi i njohur shqiptar, MC Kresha, është shumë i pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e tij.

Krahas angazhimeve në muzikë, duket se reperi mitrovicas anash nuk e lë as përkushtimin e tij ndaj fesë, së cilës i përket.

Kjo pasi ai së fundmi është parë duke kënduar ilahi në një xhami të Mitrovicës, gjatë faljes së taravisë.

Në një video të publikuar nga faqja Qyteti i Mitrovicës në Facebook, mund të shihet reperi teksa interpreton para dhjetëra bashkëqytetarëve të tij në xhami, thirrjen e ezanit.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Fazliu, ka theksuar disa herë se është një mysliman i devotshëm dhe mjaft i përkushtuar ndaj riteve fetare, veçanërisht në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Ai ndërkohë përmes rrjeteve sociale, u ka bërë të ditur fansave se do të vazhdojë të jetë aktivë në muzikë, duke kënduar nëpër koncerte të ndryshme, kryesisht me mikun e tij Lyrical Son. /Telegrafi/

Shiko videon: